Kështu së paku ka bërë të ditur ditë më parë përmes një njoftimi Ambasada zvicerane në Kosovë.
Në njoftim thuhet se të gjithë qytetarët nga Kosova në shtetin e Zvicrës mund të hyjnë vetëm nëse mund të paraqesin dëshmi gjatë hyrjes se janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe posedojnë vizë të vlefshme.
Njerëzit e pavaksinuar, megjithatë, lejohen të hyjnë vetëm në situata “të një domosdoshmërie ekstreme”.
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin, vdekjet e të afërmve, thirrjet në gjykatë ose vizitat urgjente tek autoritetet konsiderohen si “nevoja ekstreme”.
Këto rregulla nuk vlejnë për shtetasit kosovarë të cilët kanë leje qëndrimi në Zvicër.
Një hap i tillë vjen pasi Zvicra ka reaguar ndaj situatës më të tensionuar epidemiologjike në vendet e Ballkanit.