Ende herët për të shikuar mundesinë e shfrytëzimit ligjor të kriptovalutave

Kriptovalutat

Ka nisur puna për inicimin e Projektligjit për Kriptovaluta.

Komisioni për Ekonomi, ka përfshirë në planin e punës së tij, Projektligjin për Kryptovaluta.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, tha se kjo temë është me rëndësi.

Reklama e sponzorizuar

“Ka qenë një hulumtim për këtë temë”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj Komisioni për Ekonomi, ka përfshirë në planin e punës së tij, Projektligjin për Kryptovaluta.Mirëpo për të kuptuar më shumë rreth zhvillimeve te deritanishme, u iniciua kërkesa për hulumtim legjislativ se si është e rregulluar kjo çështje në vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian të cilët kanë avancuar me rregullim legjislativ të kësaj fushë.

Statovci ka bërë me dije kanë marrë shembuj të ndryshëm.

“Ende jemi në fazën fillestare është mbajtur vetëm takim për këtë”, tha ai.