MMPHI: Hidrocentraleve që punojnë pa leje mjedisore do t’iu ndalohet puna

Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e udhëhequr nga ministri Liburn Aliu, do t’iu ndërpres përkohësisht punën hidrocentraleve të cilat nuk janë të pajisura me leje mjedisore.

Lajmin për FrontOnline, e ka bërë të ditur Gent Zeqiri, këshilltar për media i ministrit Aliu.

 

Reklama e sponzorizuar
“Një prej vendimet që do të ndërmerret është ndalimi i përkohshëm i punës se HC-ve te cilat nuk janë ta pajisura me leje mjedisore”, ka thënë ai

Kjo ndalese sipas MPHI-së, do të bëhet  derisa të plotësohen kushtet mjedisore.

“ Kjo ndalesë nuk parasheh ndërprerje totale të operimit te tyre, mirëpo një ndalesë derisa të plotësohen kushtet dhe kriteret mjedisore”, tha ai për Front Online.

Raporti i hartuar nga grupi punuese për punën e hidrocentraleve, për të cilin ka raportuar ditë më parë ekskluzivisht portali FrontOnline, sugjeron institucionet përkatëse që hidrocentralet të cilat nuk kanë leje mjedisore t’iu  ndërpritet leja e punës.

Por, nga Ministria për FrontOnline, kanë thënë se do të jenë të kujdesesh në marrjen e vendimeve për shkak të pasojave financiare që mund t’i ketë shteti, pasi që pronarët e Hidrocentraleve kanë paralajmëruar që do ta padisin ministrinë në Arbitrazh.

“Bazuar ne konkluzionet dhe rekomandimet e grupit punues janë vërejtur shkelje të shumta të  operatoreve, që kanë bërë  që  vendimet që do të  ndërmerren të jenë shumë të kujdesshme për shkak se mund të shoqërohen me pasoja financiare për shkak te kontratave dhe veprimeve të mëparshme”, kanë thënë nga Ministria për Front Online.

Ndërsa nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), kanë thënë për FrontOnline, se kanë kërkuar nga Ministria informata shtesë lidhur me veprimet procedurale që do të ndërmerren lidhur me hidrocentralet.

 

“ZRRE ka pranuar nga MMPHI “Të dhënat për Hidrocentralet lidhur me lejet Mjedisore” por pa ndonjë sqarim për masa të mëtutjeshme. Me këtë qëllim ZRRE i është drejtuar MMPHI-së me një shkresë përmes të cilës ka kërkuar informata lidhur me veprimet procedurale që do të ndërmerren lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.