Të mërkurën është shënuar “Dita Ndërkombëtare pa Makina” kur bëhet thirrje për shmangien e përdorimit të veturave, por në Prishtinë as sot nuk munguan kolonat.
Një pamje e tillë me shumë vetura, u pa edhe të mërkurën në kryeqytet.
Madje, kolonat në Prishtinë, nuk munguan as në Ditën Ndërkombëtare pa vetura.
Por dikush, po sugjeron, që të shmanget përdorimi i veturave.
Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës së bashku me Komunën e Prishtinës, të mërkurën shënuan Ditën Ndërkombëtare pa Makina.
Për këtë, ata sollën edhe dhjetëra biçikleta.
Madje kjo ditë, po cilësohet si nga më të rëndësishmet.
E shkarkimi i rrugëve të Prishtinës nga veturat, duket se është në planin edhe të kandidatëve për kryetar të Prishtinës.
Ndryshe, Dita Botërore e Lëvizjes pa makina, për herë të parë u shënua në vitin 1988 në Paris.