Përdormi i helmeve bujqësore në sasi të madh, apo spërkatja e perimeve me pesticide të ndaluara nga fermerët shqiptarë ka sjell rënie të eksporteve.
Rastet kur rezultat e analizave laboratorike tregojnë prezencë të lartë të helmeve në perime këtë sezon, sipas eksportuesit Ejup Ahmeti, janë shtuar. Sipas tij, frutat dhe perimet e fermerëve abuzues që luftojnë sëmundjet e bimës më ilaçe të rrezikshme po prishin imazhin e bujqësisë shqiptare në Europë.
Ejup Ahmeti ka thnë se “n uk është një situatë e mirë, pasi është një situata e palakmueshme për produktet MADE IN ALBANIA duke krijuar një imazh shumë të keq në tregjet ndërkombëtare. Numri eksporteve 3 muajt e fundit është në rënie.
Jemi në gjendje alarmante. Duke u përgjegjur në pyetjen e TOP Channel se në krahasim me vitin e shkuar sa prodhimi bujqësore ke prodhuar, ai ka thënë se tre mujorshi i fundit është një rënie prej 2.000 tonë.
Shitja e pesticideve kontrabandë në farmacitë bujqësore dhe blerja e tyre nga fermerët është si diçka e zakonshme në Shqipëri.
Janë vendet e BE ato që më pas nxjerrin në dritë abuzimin e fermerëve.
Po në cilat prodhime bujqësore rezulton shkelja më e madhe? Ejup Ahmeti: ” Më shume tek perimet pasi ky prodhim bujqësorë sëmundjet i ka më të shpeshta sidomos në këtë sezon. Prodhimi më problematik është domatja dhe speci .
Le të themi të gjitha prodhimet për momentin janë me probleme. ” Shtrëngimi i masave ligjore në Kodin Penal i bërë dy vite më parë për “Sigurinë Ushqimore” nuk ka sjellë asnjë ndërgjegjësim, dhe ndryshim në prodhimet bujqësore të Shqipërisë.