Emërohet zëvendësuesi i drejtorit menaxhues të AKP-së

Agjencia Kosovare e Privatizimit -(AKP)

Bordi i Drejtorëve në Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka emëruar sot Avni Jasharin, Zëvendësues të Drejtorit Menaxhues të AKP-së.

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) gjatë mbledhjes, po ashtu ka miratuar edhe shpërndarjen e fondeve për kreditorët e nëntë ndërmarrjeve shoqërore dhe ka miratuar listat përfundimtare të punëtorëve që i plotësojnë kushtet ligjore për të përfituar nga pjesa e 20% të të ardhurave nga shitja dhe likuidimi i i ndërmarrjeve shoqërore.

Sipas një njoftimi për media nga AKP-ja, ndërmarrjet shoqërore që do të përfitojnë fonde për kreditorët e tyre janë: Përparimi – Mitrovicë, KBI Agrokultura – Gjilan, NSH Eximkos – Prishtinë, NSH Tregu – Prishtinë, NSH Ringov- Pejë, NSH Dardania – Prizren, NSH Talinovci – Ferizaj, NSH 9 Nëntori – Pejë dhe NSH Prizren Trans – Prizren.

Reklama e sponzorizuar

Shuma totale e fondeve për shpërndarje për këto ndërmarrje është 1 milion e 168 mijë euro, përcjell Buletini Ekonomik.

Ndërkaq, listat përfundimtare të punëtorëve që i plotësojnë kushtet ligjore për të përfituar nga pjesa 20 % e të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi për ndërmarrjet shoqërore janë të ndërmarrjeve si: Radio Televizioni Prishtina – Prishtinë, Banka e Lubjanës – Prishtinë, Lidhja e vozitësve – Prizren, KB Bistrica – Drenoc-Pejë, pastaj për NSH Kabllar NJP – Prishtinë dhe për NSH Teuta Bare – Mitrovicë.

“Për këto ndërmarrje (përveç për KB Bistrica-Drenoc-Pejë, e cila nuk ka punëtorë në listë) u miratuan edhe shpërndarjet e pjesshme nga 20 % i të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi i aseteve të tyre bazuar në listat e punëtorëve legjitim”, thuhet tutje në komunikatë. /Buletini Ekonomik/