Qeveria anulon vendimin për shpronësimin e pronave në segmentin Kijevë-Klinë-Zahaq

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të saj, ka miratuar propozim-vendimin për anulimin e vendimit përfundimtar 10/15 të datës 17 dhjetor 2019 për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Pejë, në Segmentin Kijevë – Klinë – Zahaq.

Gjatë mbledhjes, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ky vendim duhet të votohet nga kabineti qeveritar në mënyrë që të parandalohet abuzimi me paranë publike, pasi sipas tij ka pasur keqpërdorime të shumta dhe shpërputhje të vlerave në këtë projekt. Ai tregoi edhe se objekti i shpronësimit nga kjo rrugë i është nënshtruar edhe auditimit nga ZKA-ja.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa, kryeministri i Kosvës, Albin Kurti tha se pas pas gjetjeve të auditorit që shpërfaqin shkelje të shumta në procesin e shpronësimit që preken nga ndërtimi i kësaj autostrade dhe për qellim të ndaljes së keqpërdorimit të parasë publike përkatësisht për shpërputhjen prej 12 milionë eurosh, ky vendim po anulohet. /Buletini Ekonomik/