Nëntë kompani u paraqitën në thirrjen e përsëritur për furnizim me qymyr për bllokun e tretë të termocentralit në Manastir për prodhim plotësues të energjisë elektrike në Maqedoni të Veriut. Ofertat i plotësojnë sasitë e kërkuara prej 900 mijë tonë qymyr, ka informuar kompania EMV në Maqedoni të Veriut.
Siç precizojnë, ofertat janë dorëzuar nga firmat vendore të cilat ofrojnë qymyr nga dy miniera, pastaj firma nga Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe nga Turqia.
“Vijon evaluim teknik, gjegjësisht kontroll nëse qymyri i ofruar i plotëson minimum karakteristikat teknike, pas çka do të bëhet evaluimi ekonomik-teknik i ofertave. Sa i përket qymyrit për TEC Osllomej nga thirrja e parë për furnizim, pritet që të hënën të zyrtarizohet zgjedhja e ofertuesit në 300 mijë tonë qymyr dhe të nënshkruhet marrëveshje, pas çka menjëherë do të fillojë dërgesa me dinamikë të paraparë në marrëveshje”, theksojnë nga SHA EMV.
Theksojnë se janë në komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë dhe me TEC Negotinë me qëllim të fillimit të termocentralit, me mbështetje të SHA EMV.









