Qeveria e Kosovës nuk e ka paraparë asnjë projekt për energji të ripërtëritshme në projekt buxhetin për vitin 2022.
Madje, kjo po ndodhë edhe përkundër zotimeve ndaj autoriteteve ndërkombëtare se Kosova do të investoj në projekte të energjisë së gjelbër, që gradualisht të largohet varshmëria nga thëngjilli, përcjell Top-channel.
Si rrjedhojë, nga Instituti për Politika Zhvillimore, INDEP, Dardan Abazi thotë se kjo tregon se dekarbonizimi nuk është prioritet.
“E kemi pa që ka shumë hapa të ngadaltë edhe për miratimin e strategjisë së energjisë, dhe planit kombëtar për energji dhe klimë”, tha Abazi.
“Dhe në këtë dretjim konsiderojmë se qeveria duhet, qoftë në rishikim i cili ndodhë në procedurat e kuvendit, qoftë mëtutje me të vërtet të plotësoj këto pjesë dhe të fus projekte të rëndësishme të enegjisë së ripërtëritshme, dhe projekte të efiçensës të cilat do të tregonin një seriozitet të qeverisë për t’u marrë me procesin e tranzicionit të energjitik dhe dekarbonizimit”, kishte thënë Abazi për Top-channel.
Abazi shtoi se në projeksionet e BE-së, Kosova duhet të largoj tërësisht thëngjillin nga përdorimi deri në vitin 2050
“Ky është një afat majft i ngutshëm marrë parasysh që ne nuk kemi bërë asgjë për pothuajse këto 20 vite për të tjetërsuar këtë rrugë të dekarbonizimit”, ka theksuar Abazi.
Top-channel ka provuar të marr një deklaratë nga Ministria e Ekonomisë në lidhje me strategjinë e dekarbonizimit dhe mungesën e projekteve për vitin e ardhshëm, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Nga e gjithë energjia elektrike që prodhohet në vend, brenda një viti, sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, 86.5 përqind vije nga termocentralet ndërsa vetëm 13.5 përqind ga burimet e ripërtëritshme.