Ratifikohen dy marrëveshje ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës gjatë vazhdimit të senacës së sotme ka miratuar dy marrëveshje financiare ndërkombëtare.

Me 83 vota për nga deputetët është votuar për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë seancë është ratifkuar edhe një marrëveshje tjetër ndërkombëtare, si Marrëveshja e kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”, për të cilën kanë votuar gjithsej 83 deputetë për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ratifikimi i këtyre marrëveshje është mbështetur edhe nga opozita.