Rusia ka naftë për 30 dhe gaz për 50 vjetet e ardhshme

Moskë, dhjetor – Rusia ka rezerva të naftës për 30 vjetet e ardhsme, ndërsa të gazit për 50 vjet, ka njoftuar nënkryetari i Qeverisë të Rusisë, Aleksander Novak.

“Rusia ka rezerva të mëdha të naftës dhe të gazit. Sipas kushteve të tanishme dhe nivelit të prodhimit në Rusi, rezerva të mjaftueshme ka për 30 vjet, ndërsa të gazit për rreth 50 vjet”, ka thënë Novak, përcjell Buletini Ekonomik.

Ai ka potencuar shpresen se edhe në vitet e ardhshme këto resurse energjetike do të jenë të kërkuara në tregun e energjentëve./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar