Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë të enjte teksa vijon edhe sot të blihet njësoj sikurse edhe një ditë më parë me 120.9 lekë dhe të shitet me 121.5 lekë.
Paundi britanik gjithashtu e ka ndalur rënien e vazhdueshme të kuotës këtë mëngjes teksa blihet sot sërish si dje me 106.6 lekë dhe shitet me 142.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan ndërkaq ka rikuperuar pikë pas rënies konstante që pësoi gjatë kësaj jave teksa është blerë sot me 106.6 lekë dhe është shitur me 107.5 lekë në raport me një ditë më parë.
Franga zvicerane ka shënuar rritje të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e mërkurë blihet sot me 115.4 lekë dhe shitet me 116.4 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/