AKP shpall konkurs për pozitën e drejtorit menaxhues

Agjencia Kosovare e Privatizimit -(AKP)

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur dje mbledhje të jashtëzakonshme të Bordit drejtues, të cilët kanë miratuar Strategjinë e përmbylljes së proceseve kryesore të saj, si dhe ka diskutuar për afatet kohore që janë të nevojshme për implementimin e kësaj strategjie.

Në këtë mbledhje po ashtu u miratua edhe kërkesa për shpalljen e konkursit për pozitën e Drejtorit Menaxhues të AKP-së, në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Përveç kësaj, Bordi i Drejtorëve të AKP-së pas shqyrtimit të Strategjisë në fjalë, miratoi njëzëri edhe Planin Vjetor të Punës dhe Performancës për vitin 2022 për këtë institucion. /Buletini Ekonomik/