Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, (MBPZhR), Faton Peci, ka njoftuar se dje kanë filluar me shpërndarjen e mbi 3.3 milionë eurove për 4 mijë e 712 përfitues nga Programi për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2021.
Përmes një njoftimi në facebook, ai ka bërë të ditur se në total për Programin e Pagesa Direkte për këtë vit është ndarë buxhet prej 28 milionë eurove.
Ai tutje ka shtuar se deri më tani nën udhëheqjen e ministrisë, kanë shlyer rreth 40 milionë euro borxhe të akumuluara ndër vite. (Blendrita Avdiu)/Buletini Ekonomik/