Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Bejrani, ka njoftuar se ka një rënie të lehtë tek çmimet e derivateve në Kosovë.
Sipas tij, aktualisht çmimi i një litre të naftës në Kosovë sillet nga 1 euro e 15 centë deri në 1 euro e 27 centë, ndërkohë që çmimi i litrës së benzinës tregtohet prej 1 euro e 19 centë deri në 1 euro e 29 centë.
“Qyetetarët e Kosovës janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në rajon, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila e ka akcizën më të ulët pwr dizell, 22 centë për litër”, ka thënë ai në një përgjigje për Buletinin Ekonomik.
Sipas tij, momentalisht, çmimi i një litre naftë në Shqipëri kushton 1 euro e 44 centë, ndërkaq çmimi i litrës së benzinës 1 euro e 45 centë./Buletini Ekonomik/