Holanda përballë krizës së çmimeve të energjisë

energjia
Shtrenjtimi i rrymës e ka futur në borxhe, pastaj në falimentim distributorin austriak

Mes tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës, së bashku me kufizimet e ofertës dhe rritjet e kërkesës, Evropa po përjeton një krizë të çmimeve të energjisë.

Në Holandë, industritë me energji intensive po vuajnë pasojat.

Në një fabrikë alumini nuk është prodhuar asnjë metal i ri që nga fillimi i tetorit, duke vënë në rrezik vendet e punës, transmeton euronews.albania.

Reklama e sponzorizuar

“Epo, situata  është disi dëshpëruese për momentin, sepse 120 nga kolegët do të pushohen nga puna. Dhe në fakt, ne kemi ende shpresë që mund të vazhdojmë këtu në uzinë”, tha një punëtor i fabrikës.

Kostot e energjisë elektrike zakonisht përbëjnë deri në 40% të kostos së prodhimit të aluminit. Analistët thonë se çmimet e gazit janë shtytësi kryesor pas rritjes së kostove të energjisë në Evropë, ndërsa kostoja e lejeve në tregun e karbonit të Evropës ka kontribuar deri në një të pestën e rritjes.

“Çmimet fillimisht ishin shumë të larta në tetor, për shkak të rimëkëmbjes së ekonomisë, heqjes së bllokimeve dhe rritjes së kërkesës për gaz. Por tani shohim se kjo është kryesisht për shkak të tensioneve gjeopolitike me Rusinë, sepse shumica e gazit që marrim në Evropë vjen nga Rusia”, tha Machiel Mulder, profesor i Tregjeve të Energjisë.

Industria holandeze është nga më të prekurat, pasi ndryshe nga Gjermania dhe Franca, ato nuk kanë asnjë program për të kompensuar kostot e industrive me energji intensive për shkak të çmimeve më të larta evropiane për CO2.