Tahiri: Qytetarët do të paguajnë 100 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri sot në senacën e jashtëzakonshme që po mbahët lidhur me shtrënjtimin e çmimit të energjisë elekrike ka thënë se qytetarët do ta paguajnë 100 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike, ndonëse shtoi se  Qeveria ka filluar të flasë për rrymën në momentin kur kanë nisur reduktimet.

“Fillimisht është dashur të ndalet rryma për t’u dhezur Qeveria e jonë, e kur është dhezur kryeministri Kurti atëherë është dhezur KEK-u, KEDS-i, ZRRE-ja e kushdo dhe na dhanë dy alternativa. Mundësia e parë është shtrenjtimi prej 100 për qind e energjisë elektrike dhe alternativa e dytë reduktimet si në kohën e pasluftës”, ka thënë Tahiri.

Ai tutje ka thënë se këtë vit është paralajmëruar që të ketë rritje të çmimit të rrymës dhe se institucionet tona kanë qëndruar indiferent ndaj kësaj situate.

Reklama e sponzorizuar

“Thirrja e një seance është një përgjegjësi të opozitës por edhe një papërgjegjësi të madhe të Qeverisë. Kur ka një diskutim të tillë, kryeministri Kurti nuk ka kurajën të jetë prezentë në seancë.Jemi këtu për t’u ballafaquar me Qeverinë karshi kësaj krize, ku është shpërfillur ku deri goditi drejtpërdrejt qytetarët”, tha tutje ai./Buletini Ekonomik/