Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë mëngjes kundrejt monedhës vendase teksa është blerë me 121 lekë dhe është shitur me 121.7 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkaq edhe Paundi britanik ka shënuar rritje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë me 144.5 lekë dhe është shitur me 145.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje.
Dollari amerikan gjithashtu ka shënuar rritje të kuotës këtë të mërkurë pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 107.2 lekë dhe shitet me 108 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Franga zvicerane është forcuar përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 116.1 lekë dhe duke u shitur me 116.9 lekë./SCAN TV/