Të hënën, Bordi i ZRRE-së mblidhet për të përcaktuar të hyrat e lejuara për KEDS, KOSTT E KESCO-n

Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) pritet të mblidhet ditën e hënë, më datë 07.02.2022, nga ora 10 e mëngjesit.

Në rend dite të kësaj mbledhjeje Bordi, janë shqyrtimet e tri propozimeve për të hyrat e lejuara maksimale të tri kompanive energjetike në Kosovë për vitin 2022, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas njoftimit për media, rendi i plotë i ditës për ZRRE-në është si në vazhdim:

Reklama e sponzorizuar
  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,
  2. Shqyrtimi i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OST/OT (KOSTT),
  3. Shqyrtimi i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OSSh (KEDS), dhe
  4. Shqyrtimi i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO);

Ndërkohë, nga ZRRE njoftojnë se shqyrtimi i propozimit të tarifave me pakicë për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) do të jetë në seancën e radhës të Bordit të ZRRE-së, pas kësaj të së hënës. /Buletini Ekonomik/