Qytetarët ankohen se janë vonuar shtesat për lehonat

Gjatë muajit janar disa gra kanë rrëfyer që nuk kanë marrë shtesat për lehona.

“Qeveria për nënat e reja”.

Kështu ishte zotimi i ilustruar, kur në Qeverinë e Kosovës u njoftua se gratë lehona do të marrin shtesa.

Reklama e sponzorizuar

Ministri Hekuran Murati kishte thënë se gratë që nuk figurojnë të punësuara që 12 muaj në ATK përfitojnë 170 euro për 6 muaj kurse ato që figurojnë të punësuara përfitojnë 170 euro për 3 muaj.

Por, gjatë muajit janar këto mjete financiare nuk janë ndarë për gra.

Arta Sopi, tregon që ka pasur vonesa edhe gjatë muajit dhjetor.

E njëjta thotë që nuk i konsideron të arsyeshme vonesat e tilla.

Njësoj shprehet edhe Lirije Bytyqi.

Ajo tregon që nuk ka marrë njoftim për këto shtesa, siç ndodhë zakonisht.

Por asnjë prej tyre thotë që nuk e di arsyen për këtë vonesë.

Të pyetur nga ministria kanë sqaruar se pagesat janë duke u realizuar, mirëpo që ka pasur disa vonesa.

E arsyet për këtë i kanë treguar për T7.

“Edhe për muajin janar 2022 është realizuar  pagesa për një pjese te lehonave te cilat kane aplikuar me herët. Pagesat janë duke u krye ne vazhdimësi, por ka problem me raste te caktuar te cilëve nuk ju përputhen te dhënat me llogari bankare dhe te këtyre natyrave te ndryshme dhe pastaj  marrin kohe deri sa pala t’i rregullojë dhe te hyjnë ne pagesë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Sipas ministrisë, problemet e kësaj natyre mund të jenë arsyeja e vetme e vonesave.