Krahas rritjes së shumë produkteve në Kosovë në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2021, për 0.6 për qind është rritur edhe indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë.
Bazuar në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës rreth “Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP), TM4 2021” shihet se ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike, gjatë kësaj përiudhe vërehen tek përpunimi i produkteve ushqimore i cili shënoi rritje për 5.6 për qind, poashtu edhe prodhimi i pajisjeve elektrike u rrit për 2.7 për qind, prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove për 2.2 për qind, prodhimi i metaleve për 1.6 për qind, prodhimi i pijeve për 1.6 për qind, xeheroret dhe guroret e tjera për 1.5 për qind. Gjithashtu rritje pati edhe prodhimi produkteve kimike për 1.4 për qind, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar për 1 për qind dhe prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse për 0.9 për qind.
Ndërkohë, ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve tek nxjerrja e xehes së metalit për -17.7 për qind, prodhimi i mobilieve për -3.2 për qind, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t për -2.5 për qind, prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës për -1.2 për qind, prodhimi i produkteve minerale jo metalike për -0.7 për qind, prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj për -0.4 për qind, prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve për -0.2 për qind si dhe prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj për -0.1 për qind.
Ndërkaq, krahasuar TM4 2021 me TM4 2020, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 7.2 për qind.
Sipas po të njejtit raport thuhet se ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen tek energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar për 16.2 për qind, prodhimi i metaleve për 13.1 për qind, përpunimi i produkteve ushqimore për 7.3 për qind, prodhimi i mobilieve për 6 për qind, prodhimi i pajisjeve elektrike për 5.5 për qind, prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve për 4.8 për qind. Poashtu edhe prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse u rrit për 4.4 për qind, prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës për 2.7 për qind, prodhimi produkteve kimike për 2.6 për qind, prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove për 2.1 për qind, prodhimi i produkteve minerale jo metalike për 1.6 për qind, prodhimi i pijeve për 1.2 për qind, prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj për 1 për qind, xeheroret dhe guroret e tjera poashtu për 1 për qind, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë për vetëm 0.7 për qind si dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t për 0.4 për qind.
Ngritja gjatë kësaj përiudhe u neutralizua nga rënia e çmimeve tek nxjerrja e xehes së metalit për -5.6 për qind.(Blendrita Avdiu)/Buletini Ekonomik/