Kurti: Ka rezerva të mjaftueshme të miellit, ekzistojnë elemente se përfituesit po fitojnë nga kriza

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka rezerva të mjaftueshme të miellit në tregun e Kosovës.

Kurti me anë të një konference për medie ka theksuar se ekzistojnë elemente se përfituesit po fitojnë nga kriza.

“Ka rezerva dhe nuk ka nevojë për panik. Ftoj qytetarët e Kosovës që të ndjehen të sigurt. Përfaqësuesit e mullisëve më siguruan që edhe për dy muaj ka grurë nuk ende nuk është bluar, tani ka grurë edhe për së paku edhe për tre muaj”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

“Të gjithë qytetarët që kanë blerë miell më shumë se sa duhet, atë ta dërgoj në furra, sepse nuk ka vend për panik. Situata është më e mirë sesa disa shqetësime apo brenga të shtisuara”, ka shtuar ai.

Sipas tij, përfituesit po mundohen të fitojnë nga kriza ekonomike nga vendosja e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë.

“Duke mos pasur mungesa, ka elemente që na bëjnë të dyshojmë se përfituesit nga kriza botërore po dëshirojnë të fitojnë edhe te ne. E vërtet se që është rritur çmimi i grurit, por se ne nuk jemi furnizuar që atëherë”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/