14 marsi, afati i fundit për aplikim për Drejtorë të Bordeve në ndërmarrjet publike

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”

Vetëm deri me datën 14 mars, është i hapur afati për aplikim për pozitat e hapura si drejtorë Bordi në disa prej ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Ndërmarrjet publike që janë në këtë proces, janë: KRU Drini i Bardhë, Pejë, KRU Hidrodrini, Pejë, KRU Radoniqi – Dukagjini, Gjakovë, KRU Hidroregjioni Jugor, Prizren, KRU Bifurkacioni, Ferizaj, Hekurudhat e Kosovës – Train Kos dhe Kompania për Menaxhimin e Deponive.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot i ka ftuar të gjithë kandidatët potencialë për këto pozita që të aplikojnë në këtë konkurs, që është i hapur vetëm edhe dy ditë. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar

Për më shumë detaje, vizitoni linkun e konkursit të hapur nga Qeveria, në të cilin mund të gjeni të gjitha kushtet e kërkuara për këto pozita:

KONKURS për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore