Vitet e fundit është rritur bashkëpunimi dhe eksporti i prodhimeve Kosova për të në shtetet ndryshme të BE-së, e veçanërisht për Gjermani.
Sytrime Dervisholli nga Oda gjermano Kosovare thotë se është për t’u vlerësuar fakti që kompanitë kosovare po gjejnë tregje të mëdha botërore dhe se marrëdhëniet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë janë duke u fuqizuar çdo herë e më shumë.
“Raportet mes Gjermanisë dhe Kosovës janë duke u fuqizuar, nëse e krahasojmë vitin 2020 më vitin 2021, vërehet se ka një rritje prej 41 % në eksport ose shprehur në vlerë 17 milionë euro që për një vend ose treg i vogël siç është Kosova për të synuar tregun gjerman nuk është edhe lehtë për të depërtuar duke e marrë parasysh edhe standardet tregun gjerman i cili është shumë i madh”, tha ajo për RTK.
Ajo vlerësoi se janë për tu vlerësuar kompanitë kosovare që synojnë tregun gjerman.
Dervisholli tha se eksportet e prodhimeve kosovare në Gjermani dhe anasjelltas janë në rritje.
“Në vitin 2020 kemi pasur eksport në drejtim të Gjermanisë rreth 41 milionë euro, ndërsa në vitin 2021 eksporti ka arritur në 58 milionë euro apo 42 % rritje, në të njëjtin kohë kemi edhe një rritje të importit nga Gjermania në Kosovë prej 43%. Në vitin 2020 kemi pasur importi me rreth 424 milionë euro, në vitin 2021 607
Ajo thotë se për të pasur edhe më shumë eksporte vendore duhet të rritet baza industrial e kompanive, me mbështetje të ndryshme nga institucionet ndaj prodhuesve vendor.
Ajo kërkon nga qeveria që të realizoj kërkesat e sektorit privat, i cili është gjenerator i zhvillimit ekonomik dhe se ka disa mënyra se si mund të rritet kjo mbështetje ndaj këtij sektori.
Prodhuesit vendor e përfaqësuesit e bizneseve theksojnë se është e domosdoshme një koordinimin dhe bashkëpunim i qeverisë me sektorin privat për të rritur gamën e produkteve vendore dhe eksportin e tyre dhe njëkohësisht për tërhequr sa më shumë investime të huaja dhe për të ndodhur një gjë e tillë duhet të krijohen oferta mbështetëse më të mira dhe përmirësim I klimës së të bërit biznes.
Kurse Selman Kadriu pronar, është pronar i një kompanie në Fushë Kosovë, tha se kompania e tij prodhon makineri për fabrika të njohura botërore. Ai bëri me dije se dizajnet e këtyre makinerive prodhuese, realizohen dhe më pas prodhohen nga 12 punëtorë, që të gjithë inxhinier.
Kadriu thotë se punën në këtë fabrikë e kanë filluar në vitin 2012, derisa 90 përqind e prodhimeve të tyre eksportohen në tregun gjerman por jo vetëm,, dhe pjesa tjetër për tregun vendor.
Kadriu thotë se është ndjenje shumë e mirë fakti që prodhimet e tyre përdoren nga kompanitë e mëdha botërore. Por krahas kësaj ai thotë se mund të zgjerohet edhe më shumë me prodhime por që i duhet mbështetja nga institucionet.