MPMS pagoi 146 mijë euro pensione për persona të vdekur

Plot 146 mijë e 374 euro pensione janë paguar në vitin 2018-të për persona të vdekur.

Kështu ka konstatuar Auditori i Përgjithshëm, me rastin e auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për vitin 2018.

“Pagesa e pensioneve pas vdekjes së përfituesve, vlera e të cilave ishte 146,374 euro. Kjo kishte ndodhur për arsye se regjistrimi i vdekjeve në ARC ishte bërë me vonesë dhe për këto raste MPMS nuk ishte në dijeni”, thuhet në raportin e Auditorit. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar