Qindra mijë vende pune janë të disponueshme aktualisht në Zvicër.
Ky është konstatimi i platformës për punë “x28 AG” në raportin e saj “Jobradar” të publikuar të hënën.
Platforma në fjalë ka regjistruar 246,942 vende të lira pune të hapura në tremujorin e parë të 2022.
Sipas listës së sektorëve, punonjësit në sektorin e kujdesit shëndetësor janë veçanërisht të kërkuar (13,698), shkruan agjencia e lajmeve sda.
Më pas vjen sektori i ndërtimit (12,585) dhe më pas ai is hitjes me pakicë, sektori i IT dhe ai i hotelierisë , secili me mbi 11,000 vende të lira pune.
Nëse krahasohen kompanitë veç e veç, shitësi me pakicë Coop me 2278 është duke kërkuar me të madhe staf të ri, transmeton albinfo.ch.
Sipas “Jobradar”, banka e madhe Credit Suisse, që kërkon 789 dhe qyteti i Cyrihut 586 punëtorë gjithashtu kanë një kërkesë të lartë për punonjës.
Shumica e vendeve të punës mund të gjenden në kantonin e Cyrihut, gjithsej 55,942. Cyrihu ndiqet nga Berna (40,787).
Gjithashtu ka shumë vende të lira në kantonin Aargau (17,448) dhe në kantonin e St. Gallenit (16,117).