Mbi 31 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës vetëm gjatë janarit

Hotel

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për muajin janar 2022, ku pjesë e anketës ishin 206 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

ASK nëpërmjet një komunikate, thekson se sipas të dhënave të dala nga kjo anketë, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 31 mijë e 223, ku prej tyre 46.77% ishin vendorë dhe 53.23% të huaj.

Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 54 mijë e 627, ku prej tyre 45.70% nga vendorët dhe 54.30% nga të huajt.

Reklama e sponzorizuar

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës, me 10 mijë e 351 vizitorë dhe 19 mijë e 106 net-qëndrime.

Ndryshe, numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet kryesisht në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë.

Ndërsa sa u përket shteteve nga vijnë vizitorët e huaj, numri më i madh i tyre ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj.