Monedha europiane e ka nisur këtë javë negativisht pasi në raport me javën e kaluar blihet sot me 120.8 lekë dhe shitet me 121.5 duke regjistruar kështu një rënie të lehtë të vlerës.
Edhe Paundi britanik ka pësuar një zhvlerësim të vlerës përballë Lekut pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 143.8 lekë dhe është shitur me 145.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan gjithashtu ka shënuar një rënie të kuotës në raport me javën që lamë pas pasi blihet këtë të hënë me 110.8 lekë dhe shitet me 111.7 lekë.
Franga zvicerane ka ndjekur edhe ajo të njëjtën kurbë duke u blerë këtë fillim jave me 118.1 lekë dhe duke u shitur me 119.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/