Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka shpallur konkurs për drejtor të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Nga kjo ministri kanë njoftuar se afati i konkurrimit nga data 08.04.2022 deri më datë 10.05.2022, deri në orën 23:59.
Mandati i drejtorit të ATK-së është për katër vjet.
Deri tani drejtor i ATK-së, ishte Ilir Murtezaj por të cilit i ka skaduar mandati muaj më parë.
Ai deri më tani e ka ushtruar këtë pozitë me vendim të ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili e kishte emëruar UD. deri në zgjedhjen e drejtorit të ri.
Katër ditë pas i ka skaduar kontrata si drejtori i ATK (6 shkurt 2022), ministri Hekuran Murati me 10 shkurt të këtij viti ka nxjerr vendimin për caktimin e Ilir Murtezajt ushtrues të detyrës.
Murtez me 31 dhjetor 2020 ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit me vendim të ish-ministres Hikmete Bajrami por që i njëjti ishte kthyer si drejtor nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbyesve Civil.
Vendimin për rikthim e kishte bërë ish-kryeministri, Avdullah Hoti më 18 maj 2021.