Rritja e pagës minimale, mund të ndikojë në rritje të informalitetit

GLASGOW, UNITED KINGDOM - MARCH 11: A hand holding coins on March 11, 2005 in Glasgow, Scotland. As of October 2005 the UK minimum wage will be raised to GBP5.05 from GBP4.85, while 18 to 21 year olds will be paid GBP4.25. An esitmated 1 million people will benefit from the increase. (Photo illustration by Christopher Furlong/Getty Images)

Rritja e pagës minimale në Kosovë, mund të ndikojë në rritje të informalitetit në punësim. Kështu vlerësojnë përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të ekonomisë, të cilët bëjnë thirrje për mbikëqyrje të bizneseve, në mënyrë që të mos dëmtohen punëtorët.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 250 euro neto, nga e cila pritet të përfitojnë 300 mijë punëtorë. Me projektligjin e ri, punëtorët që marrin pagë minimale do të lirohen edhe nga tatimi.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, duke folur për Radio Kosovën beson se nëse hiqet tatimi mbi pagën minimale, nuk ka rrezik për informalitet në punësim.

Reklama e sponzorizuar

“Për arsye se tatimet janë të hequra dhe kjo i hap rrugë legalizimit të punëtorëve në vend të punës. Por nëse ndodh që kjo pagë në të ardhmen të tatohet, atëherë ka rrezik që në pjesë e punëtorëve mund të kalojnë në informalitet. Mendoj se kjo aq e mirë është edhe e rrezikshme”, tha ai.

Ndërkohë, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë për Radio Kosovën, se kjo rritje është e vonuar, ndonëse bënë thirrje për mbikëqyrje të bizneseve, për shkak të rrezikut të informalitetit.

“Duhet dialog i mirëfilltë që kjo pagë të mos ndikojë në rritjen e informalitetit, ku shumë biznese do të tentojnë të paguajnë punëtorët, duke mos i regjistruar në tatim. Në këtë drejtim, është koha kur duhet të ketë implementim dhe jo vetëm votim, tha Gërxhaliu.

Në kohën kur inflacioni po shënon rritje çdo ditë, kjo është e pamjaftueshme për shportën mujore, thotë për RTK-në profesori i ekonomisë, Blerim Ramosaj.

Ndryshe, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një konferencë së fundi, ka thënë se vlera prej 250 eurosh e pagës minimale është e papranueshme. Sipas tij, ajo do të duhej të ishte së paku 400 euro. Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga ASK, në Kosovë inflacioni në muajin mars ka arritur në 10 për qind, krahasuar me muajin mars të vitit 2021.