Paundi britanik ka shënuar një zbritje prej 0.6 pikë këtë të mërkurë pasi në raport me dje është blerë sot me 144 lekë dhe është shitur me 145.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar një rënie të fortë prej mbi 1 pikë nga dita e djeshme pasi krahasuar em dje blihet sot me 116.4 lekë dhe shitet me 117.6 lekë.
Monedha europiane ka regjistruar edhe ajo një zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e martë blihet sot me 120.3 lekë dhe shitet me 121 lekë.
Dollari amerikan nuk bën përjashtim pasi edhe ai ka humbur pikë këtë mëngjes pasi blihet sot me 111 lekë dhe shitet me 112 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./Scan TV/