Kosovarët dominojnë në truizmin shqiptar, duke e përbërë gati gjysmën e turizmit të Shqipërisë. Gjatë vitit 2021 nga Kosova pati 2,6 milionë vizita apo 46 për qind e totalit prej 5,7 milionë vizitave.
Por, nëse shndërrohet në shifër monetare, atëherë del që kosovarët harxhojnë shuma të majme në Shqipëri.
Një turist rri atje mesatarisht 4.3 ditë dhe harxhon mesatarisht 52 euro në ditë. Kur kjo llogaritet me 2.6 milionë vizita të kosovarëve, atëherë i bie që ne kemi harxhuar gjatë vitit 2021 mbi 580 milionë euro gjatë vitit të kaluar, shkruan Kosova ime.
Ndërkohë, ai ishte viti më i keq për Shqipërinë, ngase viteve të kaluara ka pasur shumë më tepër turistë.
Prandaj, kjo shumë pritet të rritet ndjëshëm këtë vit, kur pritet të rritet numrin, sikurse janë rritur edhe cmimet. Pra, nga kjo shifër, nëse rriten vizitat në numrat para pandemisë me rreth 3 milionë vizita, ndërsa cmimet jane rritur me së paku 20 për qind, atëherë ajo pritet të arrijë në mbi 800 milionë euro në vit, duke e paraqitur një nga shtyllat kryesore të zhvillimit eknomik të Shqipërisë, shkruan Kosova ime.
Por, në Shqipëri po rritet ndjeshëm edhe numri i turistëve të nuaj, kryesisht nga vendet e Evropës Lindore, si Polonia, Cekia apo Sllovakia. Kësaj radhe pritet të ketë më pak rusë.