Sektori i transportit është një nga ndotësit më të mëdhenj në Kosovë dhe gjithashtu nga emetuesit kryesorë të gazrave serrë në atmosferë, ka thënë INDEP përmes një postimi në rrjete sociale.
Si i tillë, është sektor që duhet të mbulohet nga taksa e karbonit. Taksa e karbonit në sektorin e transportit duhet të vendoset drejtpërdrejt në lëndët djegëse fosile, duke kushtëzuar kështu qytetarin me mënyra më të qëndrueshme të transportit.
Në Kosovë shumica dërrmuese e transportit privat dhe publik bazohet në lëndë djegëse me intensitet karboni, kështu që tranzicioni i këtij sektori është kyç për arritjen e dekarbonizimit.
Si masë parandaluese ndaj ndotjes së mëtejshme të ajrit, taksa ndaj karbonit në sektorin e transportit paraqet edhe një masë stimuluese karshi transformimit të sektorit dhe riorientimit të tij drejt gjelbërimit.










