Elon Musk i ka kërkuar Evropës të rikthejë në punë reaktorët bërthamorë.
Në një postim në Twitter të rilançuar menjëherë nga Bild në internet, sipërmarrësi vizionar amerikan, i cili do të hapë një Gigafactory në Brandenburg, shkruan në Twitter:
“Shpresohet që tani është plotësisht e qartë se Evropa duhet të riaktivizojë termocentralet bërthamore që janë mbyllur dhe të rrisë aktivitetin e atyre që ka në përdorim.
Kjo është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, shton ai.
“Për më tepër, energjia bërthamore është shumë më e mirë se ajo e prodhuar nga djegia e hidrokarbureve për ngrohjen globale.”