Kryeministri i vendit Albin Kurti bashkë me ministrinë e Financave Hekuran Murati sot kanë vizituar Doganën e Kosovës, i cili ka thënë se doganat janë thelbi i sigurisë së vendit.
Kurti përmes një konference për media u shpreh se në raport me vitin e kaluar këtë vit Dogana e Kosovës ka konfiskuar pesë milionë euro.
Sipas, tij të hyrat e gjithëmbarshme për vitin 2021 janë më të mëdha se sa në vitin 2020.
“Kjo vizitë e jona në njërën anë është falënderim e mirënjohje drejtorit dhe udhëheqjes së Doganave të Kosovës. Policia dhe Doganat e Kosovës janë thelbi i sigurisë publike në Kosovës. Kjo vizitë e jona nuk ka të bëjë me të tashmen dhe të kaluarën por shprehje gatishmëri për mbështetje në vijim. Përderisa në vitin e kaluar kemi pasur konfiskime në vlerën 2 milionë euro, në këtë vit kemi konfiskim pesë milionë euro. Të hyrat e gjithëmbarshme në vitin 2021 janë mbi 30 për qind më shumë se sa vitin 2020. Edhe besueshmëria për doganat e Kosovës është rritur”, tha Kurti.
Po ashtu sipas tij edhe një studim i Bankës Botërore ka treguar që koha e zhdoganimit ka përmirësim të madh në vlerën prej 36 për qind të importit.
“Një studim i Bankës Botërore ka treguar që edhe koha e zhdoganimit ka përmirësim të madh në vlerën 36 për qind import dhe 16 për qind për eksport. Zyra kombëtare e auditorit në raportin për doganat nuk për shpërfaqur asnjë gjetje. Me këto të dhënat e doganës ndjehemi të sigurt. Doganat e Kosovës e mbrojmë shoqërinë tonë. Jemi të doganat e Kosovës në vitin 2021 janë rritur të hyrat mbi 30 për qind krahasuar me vitin 2020, e në këta muaj të vitit 2022 për 14 për qind krahasuar me vitin 2021”, tha ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/