“Mos luani me qytetarë”, Bajrami shpjegon ligjin që po e ‘shkel’ Murati

Hykmete Bajrami
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se ndalja e pagave së grevistëve nuk është ligjor dhe as legjitim, raporton GazetaBlic.
Në një postim në “Facebook”, Bajrami thotë se duke mos i ekzekutuar pagat, Qeveria po i godet me mijëra familje, qytetarë të këtij vendi, të cilët po përballën me çmimet me të larta që nga viti 1999.

Bajrami ju ka bërë thirrje juristëve të cilët janë të afërt me Qeverinë, që t’i tregojnë Kurtit, Muratit dhe Haxhiut që nuk mund t’i cenohet askujt një e drejtë e bazuar në një ligj, që sipas saj është i paqartë.

“I paqartë është LIGJI NR. 03/L-200 PËR GREVA I PLOTËSUAR DHE I NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 04/L-119 (shihni paragrafin 1 të nenit 13 dhe paragrafin 1 të nenit 18), në të cilin po thirret Qeveria për të mos i ekzekutuar pagat e atyre që gjatë shtatorit ishin në grevë”, shkruan Bajrami.