Komuna e Prishtinës: Do të dënohen të gjithë ata që hedhin mbeturina

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka paralajmëruar të gjithë qytetarët se hedhja e mbeturinave vend e pa vend, do të ndëshkohet.

Në njoftim, Komuna ka publikuar një gjobë ndaj një qytetari i cili kishte hedhur mbeturina para shtepisë së tij.

“Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave ndikon negativisht në komunitetin dhe mjedisin tonë; inspektorati do të jetë në terren për të minimizuar sa më shumë këtë problem. Lusim qytetarët për bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar