Aktualisht Kosova nga termokapacitetet e veta elektroenergjetike ka në prodhin dy blloqe të Kosovës B (B 1 dhe B 2) dhe bllokun e rikthyer të Kosovës A (A 4). Kosova, nga operimi i dy blloqeve të termocentraleve Kosova B dhe A 4-shit të Kosova A , është duke prodhuar gjithsej diku rreth 650 megavat-orë energji elektrike, plus rreth 160-170 megavatë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme.
Buletini Ekonomik
Që nga 3 tetori, është rikthyer në prodhim blloku A4 i termocentraleve Kosova A, i cili ka qenë që nga fillimi i shtatorit në remont të planifikuar. Tani, Kosova nga termokapacitetet e veta elektroenergjetike ka në prodhim gjithsej 3 njësi prodhuese, përkatësisht dy blloqe të Kosovës B (B 1 dhe B 2) dhe bllokun e rikthyer të Kosovës A (A4).
Kosova, nga operimi i dy blloqeve të termocentraleve Kosova B dhe A 4-shit të Kosova A, është duke prodhuar gjithsej diku rreth 650 megavat-orë energji elektrike.
Zyrtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK) i kanë thënë sot Buletinit Ekonomik se KEK-u aktualisht është duke operuar me njësinë A 4 të termocentraleve Kosova A, me kapacitet në rrjet rreth 130 megavatë-orë (MW) dhe dy njësi të Kosova B me rreth 500-520 MW.
Siç dihet, A4 i rikthyer në prodhim, i cili që nga ditët e para të këtij muaji ka qenë në remont të planifikuar, që ka zgjatur rreth një muaj e më shumë ka kapacitet 130 megavatë-orë energji elektrike. Prodhimit aktual të njësive prodhuese të termocentraleve duhet shtuar edhe rreth 160-170 megavatë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës).
Dhe kjo sasi, sipas zyrtarëve të KEK-ut, tani për tani, pos në orët e pikut kur ndjeshëm shtohen shpenzimi i rrymës në kategorinë e konsumatorëve të amviserisë, është thuaja e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e konsumit të Kosovës edhe gjatë këtyre ditëve me tendenca të ftohjes së motit. Duhet theksuar, se sado që ka nis të shfaqen ditët me ulje të ndjeshme të temperaturave, ende konsumi i Kosovës nuk ka luhatje të ndjeshme. Me fjalë të tjera, edhe pse ka zënë të ftohet moti, shpenzimi i rrymës në konsumin e vendit ende nuk ka marrë përmasa të shpenzimit enorm dhe të papërballueshëm nga sistemi elektroenergjetik i vendit.
Në këto rrethana të konsumit ende jo ndjeshëm të rritur, me këtë sasi të prodhimit përafërsisht po plotësohen nevojat e konsumit të Kosovës, ndërsa tepricat eventuale, sidomos në orët e natës, i huazohen Shqipërisë (Korpotartës Energjetike Shqiptare). Deri në këtë muaj, siç njoftojnë zyrtarët e KEK-ut, në kuadër të këmbimit të energjisë elektrike në raste të tepricave, në Shqipëri, përkatësisht në Korporatën Elektroenergjetike të këtij vendi (KESH), janë deponuar diku rreth 150 mijë megavatë orë energji elektrike. Në KEK, nëpërmjet një komunikate për medie, me rastin e remontit të planifikuar, kishin theksuar se për të mbuluar mungesat eventuale të rrymës nga kapacitetet vendore aktualisht në prodhim, janë ndërmarrë masat e nevojshme që të evitohen reduktimet e energjisë elektrike, pa saktësuar se cilat janë ato masa, a do të importohet energjia e munguar apo do të rikthejë KESH-i një sasi të borxhit të akumuluar.
Nga burime të Buletinit Ekonomik në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës (KEK), është mësuar se sasia e munguar nga prodhimi i Kosovës A është kompenzuar nga rikthimi i borxhit nga KESH-i.
Zyrtarët e KEK-ut kanë theksuar se pas rikthimit të A 4-shit në prodhim, në remont të planifikuar ka shkuar A 3-shi (që nga 6 tetori) , i cili ka kapacitet identik me A 4, përkatësisht diku rreth 130 megavatë-orë në rrjet. Remonti i A 3-shit do të zgjatë saktësisht, sipas zyrtarëve të KEK-ut deri në fund të muajit. Dhe, po qe se gjithçka zhvillohet sipas parashimikeve, dhe nëse nuk ndodhë ndonjë e papritur, në fillim të nëntorit Kosova do të ketë diku n 780 megavatë-orë rrymë nga termokapacitetet e veta, plus rreth 160-170 megavatë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme. Ndërsa, te blloku A 5, i termocentraleve Kosova A, që është jashtë prodhimit që nga korriku, sië dihët është parashikuar të bëhet remonti capital, gjegjësisht riparimi I tërësishëm i turbinës dhe kaldasë së këtij blloku. Aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat e përzgjedhjës së punëkryesit potencial. Nëse, remonti capital i këtij Blloku nisin në këtë muaj, ky bllok do të duhej të funksionalizohet në fillim të 2023-shit, pasi që punët remontuese janë planifikuar të zgjasin diku rreth 3 muaj./ Buletini Ekonomik