Klinika dentare Aesthetica me bazë në Mitrovicë, e njohur për profesionalizëm dhe risi në shërbimet dentare stomatologjike, së shpejti do ta hapë pikën e saj edhe në Prishtinë.
Për të gjithë qytetarët kryeqytetas, Aesthetcia do të fillojë punën nga janari 2023 me të gjitha shërbimet e saj.
Aesthetica kryen të gjitha shërbimet stomatologjike, ndërsa është e specializuar sidomos në kirurgji orale, implantologji dhe kirurgji estetike.
Klinika është themeluar nga doktorresha Arta Sinanaj, kurse pjesë e ekipit janë doktorë me përvojë në fushën e stomatologjisë.












