Pse Suedia prodhon shumë kompani startup?

Çfarë kanë të përbashkët Spotify, Minecraft dhe Candy Crash Saga?

Të gjitha janë të prodhuara në Suedi.

Skype është bashkëthemeluar në Suedi dhe SoundCloud nisi në Stokholm përpara se të zhvendosej në shtëpinë e tij aktuale në Berlin.

Reklama e sponzorizuar

Suedia është shtëpia e kompanive më të mëdha të teknologjisë në Europë dhe kryeqyteti i saj është i dyti pas Silicon Valley kur flitet për “unicorns”, kompani teknologjike miliona dollarëshe.

Pse Suedia ka patur kaq sukses në inkurajimin e sipërmarrësve dixhital për të filluar dhe zhvilluar biznese të reja?

Po ju njohim me tre përgjigjet kryesore për këtë pyetje:

Taksat

Pavarsisht se kërkimet tregojnë që shtetet me qeveri të mëdha dhe taksa të larta priren të jenë më pak sipërmarrëse, bizneset teknologjike në Suedi kanë përfituar nga infrastruktura sociale dhe fizike që kjo qasje mund të ofrojë.

Më shumë se 60% e vendit ka akses në broadband-n super të shpejtë me fibra optike me shpejtësi 100 megabit për sekondë, dhe qeveria suedeze synon rritjen e aksesit deri në 90% deri në vitin 2020.

Shpërndarja e kësaj infrastrukture me fibra optike është financuar plotësisht nga qeveria suedeze në zonat rurale.

Nuk është hera e parë që qeveria ka financuar një shtytje masive të teknologjisë: në vitet 1990 ajo subvencionoi familjet për të blerë kompjuterë, dhe akademikët pretendojnë se kishte një kompjuter në pothuajse çdo shtëpi suedeze.

Rreth 95% e popullsisë suedeze e përdor internetin, krahasuar me 84% në SHBA.

Suedia gjithashtu është një nga vendet me performancën më lartë për mjedisin e saj makroekonomik.
Shëndetësia “falas” dhe arsimi i lartë paguhen nga taksat e shtresës mesatare që mund të jenë deri në 60%.

Decentralizmi

Suksesi i Suedisë si një qendër për startupet teknologjike është pjesë e një historie më të gjerë se ekonomike falë disa reformave të tregut gjatë viteve 90.

Në prag të një krize financiare, qeveria vendosi të nxiste konkurrencës private në fusha të dominuara më parë nga enitetet të kontrolluara nga shteti.

Një Akt i Konkurrencës u prezantua në vitin 1993 për të bllokuar bashkimet e mëdha dhe praktikat anti-konkurruese.

Shumë monopole publike janë decentralizuar duke përfshirë taksitë, elektricitetin, telekomunikacionin, hekurudhat dhe shërbimet të udhëtimeve ajrore.

Shërbime të tjera publike, përfshirë kujdesin për të moshuarit dhe parashkollorët janë kaluar te firmat private.

Dhe normat e taksave filluan të ulen, veçanërisht tatimi mbi korporatat, i cili ka rënë nga 52% në 1990 në 22% sot – shumë më e ulët se norma amerikane prej 38.9%.

Ajo ka bërë që një grup akademikësh suedezë të botojë një letër duke pretenduar se Suedia tani është vend më sipërmarrës sesa SHBA.

Qeveria suedeze madje po kërkon të zgjidh shqetësimet e kompanive të teknologjisë që nivelet e taksave të larta e bëjnë të vështirë për të tërhequr talentin global.

Besimi

Një përbërës vital për suksesin e startup-eve në Suedi është një cilësi endemike në shoqërinë suedeze: Besimi.

Punonjësit janë më inoativ kur besohen nga shefat e tyre me një nivel të lartë autonomie në pozicionin që kanë. Njëkohësisht, punonjësit janë më bashkëpunues kur ju besojnë kolegëve të tyre.

Një nivel i fortë besimi është thellësisht i rrënjosur në kulturën suedeze, gjë që shpjegon se pse kaq shumë suedezë i besojnë qeverisë që të shpenzojë paratë e tyre për ta.

Kjo, nga ana tjetër, krijon një mjedis me një rrjet të fortë sigurie shoqërore, duke përfshirë lindjen bujare dhe lejen e atësisë, gjë që mund të bëjë që punonjësit të ndihen më të sigurt në punë.

Niveli i lartë i besimit gjithashtu është përfitim për sipërmarrjen, me kompani të mëdha që iu besojnë startupeve të vogla për të bashkëpunuar dhe për të ndarë njohuritë me ta.