Nën organizimin e ministrit të Bujqësisë Faton Peci është mbajtur konferenca me donatorët e sektorit të bujqësisë “Orientimet strategjike për zhvillimin e Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”.
Pjesë e kësaj konferencë ishin përfaqësues nga organizata të shumta botërore, nga Komisioni Evropian, Banka Botërore, USAID, GIZ, FAO, JICA, UNDP. Organizata këto që sipas Ministrisë së Bujqësisë ndër vite e kanë mbështetur sektorin e bujqësisë kosovare përmes projekteve të shumta.
Ministri Peci ka përmendur sukseset e arritura, por edhe sfidat me të cilat përballet kjo ministri.
Ai ka përmendur rritjen e mbështetjes për bujqit, dhe synimet që shifra e mbështetjes për ta të rritet.
“Përmes përkrahjes së partnerëve tanë, Ministria e Bujqësisë dhe Agjencitë në vartësi të saj deri më tani kanë përfituar projekte përmes së cilave janë ngritur kapacitetet si ato njerëzore ashtu edhe ato të hartimit të politikave. Kemi arritur që me buxhet vetanak, të rrisim mbështetjen financiare për bujqit deri në 70 milionë euro, ndërsa synojmë që kjo shifër të arrijë 100 milionë”, ka thënë Peci.
Në këtë konferencë, siç bënë të ditur Ministria e Bujqësisë kanë marr konfirmimin e partnerëve ndërkombëtar se do të vazhdojnë përkrahjen për avancimin e sektorit të bujqësisë aspektin e zhvillimit të resurseve të brendshme humane, qasje në financa dhe financim të projekteve kapitale.