Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit për muajin nëntor 2022.
Kështu, krahasuar me muajin nëntor të vitit të kaluar, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 11.6%. Produktet që patën ngritjen më të madhe të çmimit ishin kryesisht produktet themelore, si qumështi, djathi, vezët buka dhe drithërat.
“Lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (43.7%); vajra dhe yndyra ushqimore (34.4%); qumësht, djathë dhe vezë (24.7%); bukë dhe drithëra (21.9%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (21.3%); mish (21.2%)”, thuhet në raportin e ASK-së. /Buletini Ekonomik/