Aliu: Deri më 2030 presim që 30 për qind e veturave në Kosovë të jenë elektrike

Liburn Aliu- Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se pret që deri në vitin 2030 importimi i veturave të jetë elektrike.

Aliu në një konferencë për medie, duke prezantuar koncept-dokumentin për Fushën e Automjeteve dhe Strategjinë e Transportit Multimodal për vitet 2023-2030, është shprehur se deri në këtë vit diku 30 për qind e flotës e automjeteve në Kosovë të janë elektrike dhe hibride.

“Dokumenti tjetër i rëndësishëm ka të bëjë me fushën e automjeteve, i cili është i lidhur me Strategjinë Multimodale, e që ka të bëjë që veturat që do të importohen në vendin tonë të janë konform standardeve teknike të sigurisë, por edhe konform të standardeve të mbrojtjes së mjedisit”, tha Aliu.

Reklama e sponzorizuar

“Sipas këtij koncepti synohet që t’i kushtohet rëndësi importimit të veturave elektrike, në mënyrë që deri në vitin 2030 diku 30 për qind e flotës e automjeteve në vend të janë elektrike dhe hibride”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/