Ministria e Mjedisit investon mbi gjysmë milionë euro në Gjilan

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi  përmes të cilit parashihet të investohen  550 mijë euro për financimin e projektit për krijimin e zonave të gjelbra në Gjilan.

Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, ka treguar se në vitin 2019 do të investohen 300 mijë euro ndërsa 250 mijë në vitin 2020 euro.

“Në këtë frymë sot nënshkruam një memorandum bashkëpunimi për financimi e projektit “Krijimi i Zonave të Gjelbra” në Gjilan, në vlerë 550 mijë euro nga të cilat në vitin 2019 do të investohen 300 mijë euro ndërsa 250 mijë në vitin 2020 euro”, tha Matoshi raporton EO.

Reklama e sponzorizuar

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se ky projekt do të prek 46 fshatrat e Gjilanit dhe 6 fshatra të tjerë. /Gazeta Express/