Franca do të zgjasë jetëgjatësinë e impianteve bërthamore

Termocentrale bërthamore

Për dekada me radhë Franca është mbështetur në energjinë bërthamore. Në kushte normale, reaktorët bërthamorë në Francë prodhojnë 70% të energjisë elektrike, si dhe ndihmojnë në rritjen e jashtzakonshme të eksporteve. Sidoqoftë, prishjet me të cilat u përballen së fundmi reaktorët dhe kushtet ekstreme të motit kanë bërë që Franca të rrisë jashtzakonisht shumë importet e energjisë elektrike vitin e kaluar, raporton Balkan Green Energy News.

Presidenti francez Emanuel Macron është takuar me këshillin për politika bërthamore për të diskutuar ringjalljen e industrisë bërthamore të këtij vendi. Në mbledhje është vendosur të zbatohet një program shumëvjeçar energjetik, që do të bëhet publik në muajin qershor.

Ky vit është i një rëndësie të veçantë për energjinë elektrike në Francë, pasi po pritet miratimi i një ligji që përcakton pjesëmarrjen e çdo burimi energjetik, e në veçanti të burimeve bërthamore. Plani ka për qëllim të zvogëlojë përdorimin e karburanteve fosile si dhe të largojë emetimet deri në vitin 2050, transmeton Kosovo.Energy.

Reklama e sponzorizuar

‘Nuk kryen punë vetëm energjia bërthamore ose vetëm energjia nga burimet e ripërtëritshme’, ka thënë Macron në Shtator.

Prodhimi nga burimet bërthamore ishte më i ulti ndonjëherë vitin e kaluar në Francë. Ndryshkja e gypave dhe dëmtimet e reaktorëve kanë bërë që gjysma e impianteve bërthamore të shkyçen. Njëmbedhjetë impiante janë ende jasht përdorimit.

Për më shumë, ndërmarrja shtetërore Electricite de France (EdF) ishte detyruar të largonte nga prodhimi disa impianteve bërthamore verën e kaluar, për shkak se temperature e ujit që po ftohte reaktorët ishte rritur aq shumë sa nuk po arrinte të bënte këtë gjë.

Marrëveshje e re bërthamore

Në Francë ka për momentin 56 iumpiante bërthamore, të cilat kanë moshë mesatare prej 37 vitesh. Qeveria ka për qëllim të zgjasë jetëgjatësinë e tyre, sa më shumë që është e mundur. Madje, studime po bëhen për të mundësuar këtë.

Sipas planit, Franca do të ndërtojë edhe gjashtë impiante bërthamore, të cilat pritet të fillojnë prodhimin në vitin 2035. Përmes këtij veprimi, Franca synon të ketë kontroll mbi të ardhmën e saj energjetike, si dhe të fuqizojë sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe pavarësinë energjetike.

Qeveria franceze gjithashtu ka në plan të lansojë një pilot projekt për reaktorët e vegjël dhe të avancuar, të cilët duhet të ndërtohen deri më 2030. Ajo është duke zhvilluar teknologjitë e nevojshme për reaktorët e vogël bërthamor (SMR-të) si dhe reaktorët e avancuar modular (AMR-të).

Nisma për të rritur kapacitetet nënkupton edhe përgatitjen e analizave gjithëpërfshirëse për karburantin, duke përfshirë edhe menaxhimin e mbetjeve bërthamore, thuhej në deklaratë.