Hoti: Janë rritur çmimet e farës, urgjentisht të rriten subvencionet në bujqësi

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që urgjentisht të rrisë subvencionet në bujqësi.

Hoti ka thënë se subvencionet duhet të rriten për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka thënë se çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%.

“Çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%. Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma. Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi”, shkruan Hoti.