Portofoli neto i kredisë, i matur gjithnjë me standardet IFRS, arriti në pothuajse 692 miliardë lekë, me rritje vjetore 6.8%. Ndërsa raporti i kredive të këqija ka qënë në nivelet më të ulëta historike, në masën 5%.
Rentabiliteti i sektorit bankar ka arritur nivele më të larta edhe në raport me periudhën para pandemisë, faktor që tregon ecurinë pozitive të sektorit, sidomos në dy vitet e fundit.
Sipas strukturës, 3 nga 11 banka kanë ndarë 70% të fitimeve vitin e kaluar, ndërsa vihet re se një grup bankash të përmasave të mesme kanë parë rritje të performancës në treg. /euronews.al









