Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të enjten pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind.
Siç kanë bërë të ditur nga ZRRE-ja, pritet që tarifat përfundimtare për konsumatorë të rriten rreth 15 për qind dhe pritet të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.
“Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumatorë të rriten rreth 15 për qind, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.
Bordi i kësaj zyre të enjten në seancën e dytë me radhë për këtë vit do të shqyrtojë propozimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për KOSTT, KEDS dhe KESCO.
Pas vendimmarrjes së Bordit për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Licencuarit KOSTT, KEDS dhe KESCO aplikojnë për tarifa. /KSP