“Trusti po humb nga gjysmë milioni çdo ditë”, Abdixhiku alarmon për gjendjen e Trustit

Lumir Abdixhiku- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Trusti është duke humbur nga gjysmë milion euro në ditë.

Abdixhiku thotë se që nga muaji janar e deri më sot për 36 milionë euro ka ndodhur zhvlerësim i fondeve. Ndërsa sipas tij Qeveria nuk po brengoset për këtë pasi nuk po cakton Bordin drejtues të kompanisë për kursimet pensionale.

Reklama e sponzorizuar

“Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë. Plot 36 milion euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjen as brengën e as kohën të caktojë një Bord”, ka shkruar Abdixhiku.