Asetet e huaja të Turqisë, ranë me 2.3% nga fundi i vitit 2022, duke arritur 303 miliardë dollarë që nga muaji shkurt, tha Banka Qendrore e vendit.
Detyrimet ndaj jorezidentëve, ranë me 2.9% në të njëjtën periudhë, në 570 miliardë dollarë.
“Pozicioni neto i Investimeve Ndërkombëtare (International Investment Position, IIP), i përcaktuar si diferenca midis aktiveve dhe detyrimeve të jashtme të Turqisë, ishte minus 267.1 miliardë dollarë në fund të shkurtit 2023. Në fund të vitit 2022, IIP ishte minus 276.9 miliardë dollarë,” tha banka në një deklaratë më 17 prill.
Aktivet rezervë ranë 8.8%, në 117.4 miliardë dollarë, ndërsa investimet e tjera u rritën me 2.7%, në 124.1 miliardë dollarë. Monedha dhe depozitat e bankave, një nga nëngrupet e investimeve të tjera, arritën në 49.1 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje prej 9.2% krahasuar me fundin e vitit 2022.
“Përsa i përket nën zërave të detyrimeve, investimet direkte – kapitali i vet dhe kapitali tjetër – në fund të shkurtit 2023 shënuan 147.1 miliardë dollarë, një rënie prej 11.5% në krahasim me fundin e një viti më parë. Për këto vlera kontribuuan ndryshimet në vlerën e tregut dhe në kursin e këmbimit valutor.”
Investimet e portofolit u ulën me 1.4%, në 91.8 miliardë dollarë. Zonat e kapitalit të jorezidentëve ranë 8.7%, në 26.3 dollarë, ndërsa zotërimet e tyre të letrave me vlerë të borxhit të brendshëm të qeverisë (government domestic debt securities, GDDS), u rritën 4.3%, në 1.3 miliardë dollarë. /Hurriet Daily News/









